Portieri belg, Thibaut Courtois, ka nënshkruar kontratën e tij të re me Real Madridin, e cila do ta mbajë atë në “Santiago Bernabéu” deri në qershor të vitit 2028.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili bën të ditur se marrëveshja mes palëve tashmë është mbyllur dhe zyrtarizimi nga klubi mbretëror pritet të bëhet shumë shpejt, transmeton IndeksOnline.
Ky rinovim vjen menjëherë pas marrëveshjeve të reja që “Los Blancos” kanë arritur me dy yjet e tjerë të skuadrës, Arda Güler dhe Aurélien Tchouaméni, duke konfirmuar kështu strategjinë e klubit për të blinduar shtyllat kryesore të ekipit për vitet e ardhshme.
Courtois vazhdon të mbetet një nga figurat kyçe të Real Madridit, dhe me këtë kontratë të re, klubi madrilen siguron shërbimet e gardianit belg edhe për disa sezone të tjera në nivelin më të lartë. /IndeksOnline/

