KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Artistja e njohur shkruan “Sot më tepër se kurrë zemrat tona janë me ty zonja Sevdije”

Artistja e njohur shkruan “Sot më tepër se kurrë zemrat tona janë me ty zonja Sevdije”

Lajmi për ardhjen në shtëpinë e tij në Prishtinë të ish krye kuvendarit të Kosovës Jakup Krasniqi për "Arsye humanitare" siç ata nga Dhomat e Specializuara të Hagës kishin deklaruar, ka disa orë që është kryefjala në mediat shqiptare.

Më pas u kuptua se arsyeja e ardhjes së tij qenka në të vërtetë për shkaqe se bashkëshortja e tij nuk ndjehet mirë, ndërsa të gjithë po mundohen edhe nëpër mënyrave të ndryshme qoftë dhe virtuale ti japin forcë atij.

Por ne pamë edhe një status që këngëtarja e njohur e muzikës së bukur shqipe Hajrie Preniqi Gashi kishte shkruar shumë orë më parë në rrjetin e saj social kështu.

"Sot, më shumë se kurrë, zemrat tona janë me ju Zonja Sevdije!"- duke i bashkëngjitur edhe një ikone zemre të kuqe dhe dy duar në formë lutjeje dhe duke postuar këtë foto që ju po e shihni.

Ne mësojmë se bashkëshortja e z. Krasniqi dhe këngëtarja janë shoqe të mira me njëra-tjetrën, madje zonja Sevdije është edhe një adhuruese e flaktë e muzikës që artistja këndon e ka kënduar gjatë viteve.

Gjithashtu ne mësojmë se duke qenë mikesha të mira ajo mori pjesë dhe ishte e ftuar në koncertin e saj recital gjatë verës në Obiliq.

Ne me gjithë zemër i urojme shërim të shpejtë gruas së fortë të ish luftëtarit Jakup Krasniqi dhe atij lirim të shpejtë në Kosovë e ku të dy mund të kënaqen duke dëgjuar dhe ndjekur muzikën e artistes dhe shumë koncerte të artistëve të tjerë shqiptarë kudo e ngado.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.