KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zyrtare: Real Madridi shkarkon Xavi Alonson

Zyrtare: Real Madridi shkarkon Xavi Alonson

Real Madrid ka njoftuar se, me marrëveshje të ndërsjellë midis klubit dhe Xabi Alonsos, trajneri i ekipit të parë do të largohet nga posti i tij.

Ky vendim vjen pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës me rezultat 3-2, në një ndeshje spektakolare, ku mbretërit u mposhtën.

Klubi thekson se Alonson do të ketë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e tifozëve të Madridit, duke e konsideruar atë një legjendë të klubit, që gjithmonë ka përfaqësuar vlerat e Real Madridit.

“Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij,” thuhet në komunikatë.

Klubi gjithashtu falënderon Alonson dhe ekipin e tij teknik për puna dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij periudhe dhe u uron atyre fat të mbarë në fazën e re të karrierës.

Alonso kishte marrë drejtimin e ekipit të parë pas periudhës së suksesshme te Bayer Leverkusen, ku kishte shënuar rezultate të shkëlqyera dhe kishte fituar vlerësime të mëdha si trajner i ri. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.