KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haziri mirëpret dakordimin Kurti–Çitaku për ligjin e ri për Specialen

Haziri mirëpret dakordimin Kurti–Çitaku për ligjin e ri për Specialen

Përfaqësuesi i Platformës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka thënë se protestat 22-ditore kundër Gjykatës Speciale kanë ndikuar që diskutimi për këtë çështje të kalojë nga dilema nëse duhet të ketë ligj, te mënyra se si ai duhet të përmirësohet.

Në Debat Plus, Haziri ka vlerësuar se pas protestave, tashmë ekziston pajtueshmëri mes përfaqësuesve politikë për nevojën e një ligji që lidhet me UÇK-në.

Ai ka përmendur dakordimin e kryeministrit Albin Kurti dhe ushtrues së detyrës së kryetares së partisë më të madhe opozitare, Vlora Çitaku, për të proceduar me një iniciativë të re ligjore gjatë javës së ardhshme.

“Mendoj që për herë të parë qytetarët dhe protestuesit, të cilët bashkë kemi protestuar për 22 ditë, kemi arritur që sot të flasim për një ligj dhe për përmirësimin e tij. Dhe siç ishte në fillim, se a duhet të ketë ligj apo të mos ketë. Atë temë e kemi mbyll. Sot duhet të ketë ligj. Sot jemi dëshmitarë, ku del kryeministri, ku del kryetarja e partisë më të madhe opozitare, ku thonë dhe zotohen se janë dakorduar që javën e ardhshme ta kemi ligjin për UÇK-në”, ka deklaruar Haziri.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.