KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

GTA 6 nuk është thjesht një lojë, këto shifra tregojnë pse po flitet kaq shumë për të

GTA 6 nuk është thjesht një lojë, këto shifra tregojnë pse po flitet kaq shumë për të

GTA 6 është padyshim një nga videolojërat më të mëdha në histori, por shifrat që lidhen me të mund të jenë edhe më befasuese sesa pritej.

Ja disa nga statistikat më interesante:

1.65 miliardë dollarë – Rockstar Games vlerësohet se ka gjeneruar vetëm nga porositë paraprake, me mbi 17 milionë kopje të porositura.

93 milionë shikime në 24 orë – Traileri i parë i GTA 6 theu rekordin e YouTube si videoja jo muzikore më e shikuar brenda një dite.

Deri në 5 miliardë dollarë – Të ardhurat që GTA 6 mund të gjenerojë vetëm gjatë javës së parë të shitjeve, sipas vlerësimeve të kompanisë kërkimore Newzoo.

1 deri në 2 miliardë dollarë – Kostoja e vlerësuar e zhvillimit të lojës. Për krahasim, ndërtimi i Burj Khalifa në Dubai kushtoi rreth 1.5 miliardë dollarë.

Mbi 475 milionë kopje – Numri i përgjithshëm i kopjeve të shitura të serisë GTA në mbarë botën, sipas JPMorgan. Kjo është e barabartë me afërsisht një kopje për çdo 18 banorë të planetit.

9.2 miliardë orë shikime – GTA 5 është ndjekur për kaq shumë orë në platformën Twitch, sipas agjencisë Dark Horse. Kjo është e barabartë me më shumë se një milion vjet shikime të pandërprera.

Këto shifra dëshmojnë ndikimin e jashtëzakonshëm të serisë Grand Theft Auto në industrinë globale të videolojërave dhe pritshmëritë e mëdha për GTA 6. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.