Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë–Podujevë, konkretisht në fshatin Penuh.
Sipas informacioneve të para, një person është goditur nga një automjet në lëvizje.
IndeksOnline mëson se si pasojë e plagëve të marra, personi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Ekipet policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e aksidentit, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.
IndeksOnline është në pritje të konfirmimit zyrtar nga Policia e Kosovës për këtë rast. /IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

