KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shkullaku kujton fillimet e Klan Kosovës: Shqiptarët filluan të njiheshin mes vete (VIDEO)

Shkullaku kujton fillimet e Klan Kosovës: Shqiptarët filluan të njiheshin mes vete (VIDEO)

Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Rubikon”, ka kujtuar periudhën kur kishte filluar punën Klan Kosova, duke folur për paragjykimet që ekzistonin mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Shkullaku ka thënë se dallimi mes gazetarisë në Kosovë dhe asaj në Shqipëri ishte i madh, ndërsa është shprehur se ishte i bindur që hapja e Klan Kosovës do të ndikonte në njohjen më të mirë të dy shoqërive shqiptare.

Sipas tij, këtë afrim do ta realizonin brezat e rinj.

“Isha i bindur edhe kur kam filluar Klan Kosovën se, pas disa vjetësh, do të njiheshim më mirë. Edhe kënga ‘Jemi një’ nuk kishte asgjë patriotike në tekst. Kishte të bënte me Dhërmiun dhe lokalet e natës në Prishtinë. Unë mendoja se bashkimin imagjinar, i cili mund të bëhej realitet, duhej ta realizonte një brez tjetër, jo brezi ynë, i cili kishte paragjykimet e veta.

Nëse e shikon brezin e ri sot, djali im ka përfunduar një vit të gjimnazit në Prishtinë dhe nuk ka pasur asnjë problem. Edhe me zhargonin, edhe me anglishten, ishte pjesë e një bote më globale, por që zhvillohej mes shqiptarëve”, ka deklaruar Shkullaku.

Ai ka thënë se afrimi shoqëror mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë ka filluar pas hapjes së Rrugës së Kombit, duke theksuar se deri atëherë paragjykimet mes tyre ishin të mëdha.

Shkullaku ka treguar edhe për pyetjet dhe paragjykimet me të cilat ishte përballur kur kishte ardhur në Kosovë, ku, sipas tij, kishte njerëz që e konsideronin Kosovën si “fshat” dhe mendonin se banorët e saj mezi flisnin shqip.

“Debati duhet parë në dy rrafshe. Është tjetër gjë ndikimi për tentativa politike dhe tjetër gjë tentativa për ndikim shoqëror ndaj njëra-tjetrës. Njohja mes shqiptarëve dhe ndikimi shoqëror janë relativisht të reja. Mund të them se, për shkak të rrugës, kjo ka filluar para 15-16 vjetësh. Lidhjet kanë filluar të krijohen, ndonëse ndarja ka zgjatur për më shumë se 100 vjet. Pra, nuk ka pasur njohje të mjaftueshme, nuk ka pasur përshtatje mes nesh, nëse je nga Tirana, Gjakova etj. Kjo shkëputje për më shumë se një shekull dhe mosnjohja kanë sjellë paragjykime. Unë, vërtet, kur kam ardhur, kam pasur paragjykime.

Me pyetje të tilla si: ‘Si do të shkosh atje?’, ‘A do të shkosh në një fshat?’. Në vitet 2006-2007, njerëzit pyesnin edhe nëse i kishe parë ata, sepse mezi flisnin shqip”, ka deklaruar Shkullaku.

Për më shumë, ndiqeni videon:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.