KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konfirmohet lista e kandidatëve për përbërjen e re të KSHZ-së

Konfirmohet lista e kandidatëve për përbërjen e re të KSHZ-së

Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet në seancën e sotme konfirmoi listën e kandidatëve të regjistruar për shpalljen e Parlamentit për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Nga kandidatët e regjistruar, gjashtë janë nga përbërja aktuale – Boris Kondarko, Abdush Demiri, Aleksandar Dashtevski, Ditmire Shehu, Svetlana Karapetrova dhe Angelço Ristov.

Sipas listës së përcaktuar, janë regjistruar 16 kandidatë, shtatë prej tyre për pozicionin e Kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të cilët në kandidaturat e tyre kanë treguar edhe mundësinë e zgjedhjes si nënkryetar ose vetëm si anëtar i KSHZ-së./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.