KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Struga pesë ditë pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë përgjegjësi për krizën që përsëritet pas çdo shiu

Struga pesë ditë pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë përgjegjësi për krizën që përsëritet pas çdo shiu

Ndërkohë që autoritetet po përgatisin rritjen e faturave të ujit, për të pestën ditë banorët e Strugës s’kanë ujë të pastër të pijshëm. Nga çezmat rrjedh ujë me ngjyrë kafe të errët, i cili është i ndaluar për përdorim.

Pas çdo reshje të dendur shiu përsëritet i njëjti problem dhe asnjë kryetar komune deri më tani, pavarësisht premtimeve, nuk e ka zgjidhur këtë problem.

“Qytetarët e Strugës ndodhen në një situatë të papranueshme me ujin e pijshëm. Pas çdo shiu, uji turbullohet sërish. Të gjithë e dimë të vërtetën – mjetet për këtë sipëmarrje ekzistojnë, por ato përdoren për punësime partiake. Dhe e gjithë kjo ndodh në kurriz të qytetarëve tanë. Kërkojmë që ky institucion të mbajë përgjegjësi për shpenzimin e parave të qytetarëve, sepse shëndeti i fëmijëve tanë nuk është në shitje” deklaroi Besnik Asani – nisma qytetare Struga Vepron

Nga Ndërmarrja e Ujësjellësit në Strugë, pranojnë se një situatë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pa thënë konkretisht nëse kanë një plan për zgjidhjen afatgjatë të këtij problemi. Ata thonë se në rastin e fundit ekipet e tyre kanë dalë në terren, dhe kanë filluar me lëshimin e hidrantëve dhe pastrimin e linjave.

“Në të gjitha paraqitjet e mia, theksoj, se gjatë reshjeve kaq të dendura të shiut mund të vijë deri te një dukuri e caktuar e tillë, gjegjësisht deri te një turbullim i vogël i ujit. Për dallim nga më parë, ne në këtë moment reagojmë dhe jemi vazhdimisht në terren, me të gjitha opsionet e mundshme që i kemi, të cilat i ndërmarrim që sa më shpejt të sanohet gjendja. Situata të tilla do të ketë edhe në periudhën e ardhshme barrë për ne si ndërmarrje publike” deklaroi Jovanço Meçkaroski, Drejtor i Ujësjellësit dhe Kanalizimit

Nga Qendra për Shëndet Publik në Ohër thonë se edhe pse ka ulje të turbullirës, ndalesa do të mbetet në fuqi edhe të paktën dy ditë, pasi tri analiza të njëpasnjëshme duhet të tregojnë se ajo është brenda kufijve të lejuar, dhe se turbullimi tani vinte nga burimet në Belicën e Epërme. Për situatën me ujin, dega e BDI-së kërkon përgjegjësi nga kreu i Komunës Mendi Qyra./Alsat.mk

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.