KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria

Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria

Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Brigade Mehmet Lladrovci, u prit sot në takim nga Komandanti i Forcës Tokësore të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Major Petrit Çuni.

Gjatë takimit, të zhvilluar në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Shqipëri, u diskutua për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy forcave tokësore, me theks të veçantë në realizimin e stërvitjeve të përbashkëta, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e kapaciteteve operacionale.

Të dy komandantët riafirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit ushtarak dhe institucional, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta, në funksion të kontributit për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Bashkëpunimi ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbetet një dëshmi e partneritetit të ngushtë dhe marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve”, njofton FSK.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.