KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjermania përgjysmon kuotën për punëtorët nga Ballkani Perëndimor , reagon Risteski: Mundësi e mirë për ta ruajtur fuqinë punëtore në vend

Gjermania përgjysmon kuotën për punëtorët nga Ballkani Perëndimor , reagon Risteski: Mundësi e mirë për ta ruajtur fuqinë punëtore në vend

Propozimi i Qeverisë gjermane për uljen e kuotës vjetore të punëtorëve nga Ballkani Perëndimor nga 50 mijë në 25 mijë prek edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët synojnë të punësohen atje, megjithatë zëvendësministri për Ekonomi, Marjan Risteski, e vlerëson këtë si mundësi për mbajtjen e fuqisë punëtore të kualifikuar në vend.

“Si shtet, do të ishim jashtëzakonisht të gëzuar nëse popullsia në moshë pune veçanërisht të rinjtë e aftë për punë do të qëndronin dhe do ta ndërtonin jetën e tyre këtu, në vend. Përmes planit tonë operacional dhe falë përpjekjeve të vazhdueshme të kryeministrit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ne si Qeveri dhe si ministri po bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për të siguruar punësim për të rinjtë. Duke tërhequr investime të reja dhe duke zbatuar masa aktive në tregun e punës, ne synojmë të sigurojmë që sa më shumë njerëz, veçanërisht ata në moshë pune të qëndrojnë në vend dhe të gjejnë punësim.”, – deklaroi zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

Edhe Oda Ekonomike Gjermane ka të njëjtin qëllim. Thonë se në vend operojnë mbi 150 kompani gjermane, të cilat ofrojnë kushte të mira pune dhe mundësi për zhvillim profesional.

“Ne angazhohemi që fuqia punëtore e kualifikuar të mbetet këtu. Siç e dini, kemi një numër të madh investimesh gjermane, fabrika që ofrojnë kushte të shkëlqyera pune dhe qëllimi ynë është që punëtorët e kualifikuar të qëndrojnë në vend dhe të gjejnë punësim të kualifikuar pikërisht këtu.”, – theksoi drejtoresha menaxhuese, delegate e Ekonomisë Gjermane – AHK, Maqedonia e Veriut, Antje Uandelt.

Një nga masat për përmirësimin e tregut të punës është edhe Ligji për Angazhimin e Përkohshëm, i cili synon të formalizojë angazhimin e punëtorëve sezonalë dhe personave që punojnë me angazhime afatshkurtra.

Risteski pranon se rezultatet ende nuk janë në nivelin e pritur, pasi zbatimi i ligjit është në fazën fillestare.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.