Policia e Kosovës ka intervistuar gjashtë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, përfshirë drejtorin e Inspekcionit, ndërsa Prokuroria i ka lënë në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës ka intervistuar gjashtë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, përfshirë drejtorin e Drejtorisë së Inspekcionit, Bekim Brestovcin. Pas përfundimit të intervistave dhe konsultimit me prokurorin, është vendosur që ndaj gjashtë të dyshuarve të vazhdohet në procedurë të rregullt, me kallëzim penal. Sipas burimeve të RTKLive ata janë intervistuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Zyrtarët e intervistuar janë:
1. Bekim Brestovci – drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit;
2. Menduh Halili – shef i Sektorit të Ndërtimit;
3. Blerim Thaçi – inspektor;
4. Veton Demolli – inspektor;
5. Lorik Zhubi – inspektor;
6. Mergim Shala – inspektor.

