KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen

Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 2027, gjatë diskutimit në Kuvendin e Kosovës, ku po shqyrtohet buxheti për vitin e ardhshëm.

Hamza ka thënë se çdo gjë që është e mirë në kuadër të buxhetit duhet të vlerësohet, por sipas tij, projektbuxheti i propozuar nuk garanton as mirëmbajtjen.

Ai ka vlerësuar se rritja ekonomike prej 3.8 për qind është e pamjaftueshme për t'i adresuar sfidat me të cilat përballet ekonomia e Kosovës.

Sipas tij, vendi përballet me probleme të thella ekonomike, njofton Klankosova.tv

“Ekonomia e Kosovës ka sfida të thella. E para, kemi deficit të lartë tregtar, përkeqësim të deficitit të llogarisë rrjedhëse dhe inflacionin më të lartë krahasuar me të gjitha vendet e rajonit”, ka thënë Hamza.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.