KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti: I përmbahemi zotimeve tona, por nuk janë të gjitha për vitin 2027

Kurti: I përmbahemi zotimeve tona, por nuk janë të gjitha për vitin 2027

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në diskutimin për buxhetin e vitit 2027, ku u kritikuar nga opozita se premtimet e dhëna gjatë fushatës nuk janë përfshirë në këtë buxhet, siç është ai për ndërtimin e digave, ka thënë se qëndrojnë prapa zotimeve të dhëna.

Por, Kurti ka thënë se zotimet nuk kanë qenë vetëm për vitin 2027.

“Natyrisht që i përmbahemi zotimeve tona, ato zotime nuk janë vetëm për vitin 2027 janë më shumë se aq”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se rritja e të hyrave buxhetore për 135% gjatë qeverisës së tij është mbresëlënëse.

Ai ka folur edhe për kritikat për rritjen e importit, duke thënë se kjo ka ndodhë se në Kosovë është rritur fuqia blerëse.

“Importet janë rritur, por janë rritur për shkak se është rritur fuqia blerëse në Kosovës. Mendoj së është zgjedhura klasa e mesme në Kosovë. Faktorë janë rritja e pagave, pensioneve, shtesat për nënat dhe fëmijët”, ka thënë Kurti.

Sa i përket investimit në qendrën e Brezovicës ka thënë se më herët ka qenë e vështirë, pasi sipas tij për të investuar në atë pjesë është dashur të bëhet marrëveshje edhe me Beogradin, por sipas tij tash nuk është më ky problem. /teve1

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.