KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Superliga e Kosovës rikthehet me pesë përballje interesante në xhiron e 14-të

Superliga e Kosovës rikthehet me pesë përballje interesante në xhiron e 14-të

Pas pauzës, Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 14-të, ku në program janë pesë duele që pritet të sjellin rivalitet dhe emocione në garën për pikët e radhës.

Ndeshja hapëse zhvillohet të premten, ku Prishtina pret Drenicën në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 17:00.

Të shtunën janë në program dy takime: Llapi – Vushtrria dhe Malisheva – Dukagjini, të dyja me fillim nga ora 13:00.

Ndërkohë, xhiroja përmbyllet të dielën me dy përballje. Ballkani përballet me Gjilanin në Suharekë, nga ora 13:00, ndërsa Drita takohet me Feronikeli 74 në Gjilan, me fillim nga ora 15:00.

/GazetaBlic Sport/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.