KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Buxheti, Kadrijaj nga Kuvendi: Në Kosovë nuk po jetohet, por po mbijetohet

Buxheti, Kadrijaj nga Kuvendi: Në Kosovë nuk po jetohet, por po mbijetohet

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 2027, duke thënë se shifrat e paraqitura nga Qeveria nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës, Kadrijaj ka thënë se buxheti është një prej dokumenteve më të rëndësishme të shtetit dhe se përmes tij duhet të kuptohet se cilat janë prioritetet e Qeverisë dhe çfarë perspektive u ofrohet qytetarëve.

“Sot po e diskutojmë një prej dokumenteve më të rëndësishme të shtetit, që është buxheti për vitin 2027. Buxheti nuk është thjesht një tabelë me shifra, por është pasqyra e prioriteteve të një qeverie. Përmes tij shihet se cilat probleme i konsideron urgjente, cilat fusha i trajton dhe çfarë perspektive ua ofron qytetarëve”, ka deklaruar Kadrijaj, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka kritikuar gjendjen ekonomike në vend, duke thënë se qytetarët po përballen me vështirësi të mëdha për të përballuar shpenzimet e përditshme.

“Në Kosovë nuk po jetohet, por po mbijetohet. Pyetja jonë nuk është vetëm sa para ka buxheti, por ku po shkojnë këto para”, ka thënë deputetja e AAK-së.

Kadrijaj ka vënë në pikëpyetje edhe pretendimin e Qeverisë se projektbuxheti prej rreth 4.27 miliardë eurosh është buxhet rekord, duke theksuar se madhësia e buxhetit nuk është domosdoshmërisht dëshmi e zhvillimit ekonomik.

“Qeveria e paraqet buxhetin si buxhet rekord në vlerë rreth 4.27 miliardë euro, por një buxhet i madh nuk është domosdoshmërisht dëshmi e zhvillimit ekonomik. Qytetarët nuk jetojnë me shifra të Qeverisë, por me çmimin e produkteve, me faturat e rrymës, me shpenzime në shëndetësi, arsim dhe për të siguruar një jetë më të mirë”, ka deklaruar Kadrijaj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.