KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Komuna e Tetovës: Më 3 mars skadon afati për legalizimin e objekteve pa leje

Komuna e Tetovës: Më 3 mars skadon afati për legalizimin e objekteve pa leje

Komuna e Tetovës u bënë thirrje qytetarëve të, të cilët kanë bërë kërkesë për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje nga viti 2011-2018, të kompletojnë dokumentacionin e nevojshëm deri më 3 mars të këtij vitit kur edhe përfundon afati ligjor.

“Aktualisht në proces është mundësia e fundit për të gjithë qytetarët të cilët kanë parashtruar kërkesë për legalizim deri te komuna e Tetovës, procedura e të cilave për shkak të mungesës së dokumentacionit është ndërprerë më herët që ta shfrytëzojnë afatin ligjor dhe të kompletojnë dokumentacionin e nevojshëm. Ligji për procedim të objekteve të ndërtuara pa leje vlen deri më 03.03.2026.

Të gjithë personat apo subjektet që kanë parashtruar kërkesë më herët dhe nuk kanë mundur ta realizojnë të drejtën e tyre për legalizim, tani kanë mundësinë që ta shfrytëzojnë edhe afatin e fundit për të kompletuar të gjitha dokumentet e nevojshme që kërkohen konform Ligjit për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

Komuna e Tetovës fton të gjitha palët që të drejtohen në Komunë, të informohen për statusin e kërkesës së tyre dhe të vazhdojnë më procedurat tjera”, thonë nga Komuna e Tetovës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.