Real Madridi ka nisur të planifikojë të ardhmen e një prej yjeve më të rëndësishëm të skuadrës, Jude Bellingham.
Sipas raportimit të mediumit spanjoll El Debate, drejtuesit e klubit madrilen e kanë mesfushorin anglez në listën e objektivave për rinovimin e kontratës.
Los Blancos synojnë t’i ofrojnë Bellinghamit një marrëveshje të re, e cila do ta mbante atë në Santiago Bernabeu deri në vitin 2032.
Klubi madrilen dëshiron të sigurojë vazhdimësinë e yllit anglez për shumë vite të tjera, duke e konsideruar atë një nga figurat kryesore të projektit sportiv për të ardhmen.
Bellingham mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit dhe një emër mbi të cilin klubi synon të ndërtojë sukseset e ardhshme.
/GazetaBlic Sport/

