KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama akuzon Qeverinë: Nuk i përmbushi tri obligimet, u anulua takimi për Lojërat Mesdhetare

Rama akuzon Qeverinë: Nuk i përmbushi tri obligimet, u anulua takimi për Lojërat Mesdhetare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë për dështimin potencial të Lojërave Mesdhetare "Prishtina 2030".

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka tentuar që t'ia vë fajin Komunës së Prishtinës për dështimin potencial të këtij eventi, raporton Klankosova.tv.

"“Kryeministër, paske provu me ia bartë Prishtinës fajin për dështimin potencial të ‘Lojërave Mesdhetare’! Në komunikimin e fundit, ‘Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare’ thotë se takimi është anulu për këto arsye", tha Rama.

Ai ka renditur tri arsyet që, sipas tij, kanë çuar në anulimin e takimit, teksa ka thënë se faji qëndron te Qeveria.

“Pagesa s’është kry, emrat e delegacionit s’janë dërgu dhe nuk jeni përgjigj në email-a. Kush ka pasë me i bo këto? Qeveria. Qeveria. Qeveria. Qekaq e thjeshtë është”, ka shkruar Rama. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.