KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona i vë syrin yllit të Dortmundit, por ka një pengesë për transferimin në janar

Barcelona i vë syrin yllit të Dortmundit, por ka një pengesë për transferimin në janar

Gjiganti katalanas, Barcelona, po e monitoron me vëmendje situatën e mbrojtësit të Borussia Dortmundit, Nico Schlotterbeck.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, qendërmbrojtësi gjerman ka një klauzolë lirimi prej 50 deri në 60 milionë euro, e cila është e vlefshme ekskluzivisht vetëm për tre klube të mëdha evropiane, Barcelonën, Real Madridin dhe Liverpoolin.

Megjithatë, kjo klauzolë hyn në fuqi vetëm gjatë afatit kalimtar të verës.

Kjo do të thotë se nëse drejtuesit e Barcelonës vendosin të tentojnë transferimin e tij qysh në afatin e dimrit, Borussia Dortmund nuk është e detyruar ta shesë me atë çmim dhe mund të kërkojë çfarëdo shume që e sheh të arsyeshme për ta lënë të lirë lojtarin./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.