KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona në monitorim të Nico Schlotterbeck, zbulohet klauzola e largimit

Barcelona në monitorim të Nico Schlotterbeck, zbulohet klauzola e largimit

Barcelona po monitoron nga afër situatën e mbrojtësit gjerman Nico Schlotterbeck, i cili aktualisht është pjesë e Borussia Dortmundit.

Sipas raportimeve, në kontratën e tij ekziston një klauzolë lirimi prej 50 deri në 60 milionë eurosh, e cila është e vlefshme vetëm për tri klube: Barcelonën, Real Madridin dhe Liverpoolin.

Megjithatë, kjo klauzolë mund të aktivizohet vetëm gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton GazetaBlic Sport.

Nëse Barcelona dëshiron ta transferojë Schlotterbeck gjatë merkatos së janarit, atëherë situata ndryshon. Në këtë rast, Borussia Dortmundi do të ketë të drejtën të kërkojë një shumë transferimi sipas kushteve të veta, pa qenë e detyruar të pranojë vlerën e përcaktuar në klauzolën e lirimit.

Kështu, transferimi i mbrojtësit gjerman në dimër mund të jetë më i komplikuar për katalanasit, të cilët duhet të negociojnë drejtpërdrejt me klubin gjerman.

/GazetaBlic Sport/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.