KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

U kthye nga puna dhe rrahu gruan, një vit burg për burrin në Ferizaj

U kthye nga puna dhe rrahu gruan, një vit burg për burrin në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me një vit burgim efektiv një person me inicialet S.K., pasi e ka shpallur fajtor për veprën penale të lëndimit të lehtë trupor ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit të Gjykatës, rasti ka ndodhur më 13 korrik 2026, rreth orës 20:00, në shtëpinë e të pandehurit, në një fshat të Komunës së Ferizajt.

Në aktgjykim thuhet se i pandehuri, pasi ishte kthyer nga puna, fillimisht e kishte ofenduar bashkëshorten me fjalë të rënda, ndërsa më pas e kishte sulmuar fizikisht, duke e kapur dhe shtrënguar në krahun e djathtë dhe duke e goditur me shuplakë në fytyrë.

Si pasojë, bashkëshortja kishte pësuar lëndime të lehta trupore dhe dëmtime të përkohshme të shëndetit, të cilat ishin konstatuar nga eksperti mjekoligjor.

Aktgjykimi është shpallur nga gjyqtarja Mimoza Maloku Shabani, pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar.

Gjykata ka marrë edhe një aktvendim të veçantë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dënuarit deri në marrjen e formës së prerë të aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Masa është caktuar për shkak të rrezikut që i pandehuri mund ta përsërisë veprën penale, duke marrë parasysh karakteristikat e tij personale, sjelljen e mëparshme dhe rrethanat në të cilat jeton. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.