KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

KRU Hidrodrini ndërhyn për zëvendësimin e gypit të kanalizimit në Pejë

KRU Hidrodrini ndërhyn për zëvendësimin e gypit të kanalizimit në Pejë

Ekipet e terrenit të KRU “Hidrodrini” – Sektori i Kanalizimit kanë ndërhyrë për ndërrimin e një gypi të sistemit të kanalizimit, me gjatësi prej 12 metrash, në shëtitoren e qytetit buzë Lumbardhit.

Sipas njoftimit nga kompania, ndërhyrja ishte e nevojshme pas një avarie të shkaktuar nga shembja e gypit që kishte ndodhur disa ditë më parë.

“Ekipet tona intervenuan menjëherë për të zëvendësuar gypin dhe për të rikthyer funksionalitetin normal të kanalizimit në këtë zonë, duke siguruar shërbim të pandërprerë për qytetarët”, bëri të ditur KRU “Hidrodrini”.

Kompania thekson se vazhdon monitorimin e rrjetit të kanalizimit dhe është në gatishmëri për çdo intervenim emergjent. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.