KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin belg, diskutohen integrimi euroatlantik dhe bashkëpunimi ekonomik

Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin belg, diskutohen integrimi euroatlantik dhe bashkëpunimi ekonomik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy.

Gjatë takimit, presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës.

Një ndër temat e diskutimit ka qenë edhe perspektiva euroatlantike e vendit. Shiroka Pula ka ritheksuar se integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO mbeten objektiva strategjike të Republikës së Kosovës.

Ajo ka vlerësuar mbështetjen e Belgjikës për procesin e integrimit evropian dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Në takim është diskutuar edhe për marrëdhëniet politike dhe diplomatike ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik.

Presidentja ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në sektorë si teknologjia informative, shërbimet digjitale, energjia e ripërtëritshme, infrastruktura, bujqësia, arsimi, kultura dhe turizmi.

Ajo ka potencuar se Kosova ofron mundësi për investime dhe ka shprehur gatishmërinë për të nxitur kontaktet ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.