KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Brezovicë dhe pezullon një biznes në Skenderaj

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Brezovicë dhe pezullon një biznes në Skenderaj

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Brezovicë dhe ka pezulluar përkohësisht veprimtarinë e një subjekti në Skenderaj, pas shkeljeve të evidentuara gjatë inspektimeve.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, në Brezovicë, gjatë kontrollit në një objekt ndërtimi, janë konstatuar parregullsi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, për çka është marrë vendim për ndalimin e punimeve.

Ndërkaq, në Skenderaj, për shkak të shkeljeve të konstatuara, është vendosur pezullimi i përkohshëm i veprimtarisë së një subjekti.

Inspektorati Qendror i Punës ka rikujtuar se respektimi i masave për sigurinë dhe shëndetin në punë është obligim ligjor dhe kusht i domosdoshëm për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.