KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu: Jam pranë Jakup Krasniqit, do të vazhdojmë betejën në Apel

Haxhiu: Jam pranë Jakup Krasniqit, do të vazhdojmë betejën në Apel

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në familjen e tij në Prishtinë.

Ajo ka thënë se me shumë dhimbje po e përcjellim ardhjen e tij në Kosovë.

Sipas saj, ai është kthyer për pak ditë, për të qenë pranë bashkëshortes, gjendja shëndetësore e së cilës është rënduar.

“Zëri i UÇK-së gjatë luftës, Kryetari i Kuvendit që drejtoi seancën historike të shpalljes së Pavarësisë dhe atë të miratimit të Kushtetutës, një nga figurat e rëndësishme të shtetndërtimit të Kosovës. Sot, Jakup Krasniqi po kalon ditë të vështira, larg lirisë dhe në rrethana të rënda familjare, por jo i vetëm.”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se qëndrimi i saj për procesin dhe aktgjykimin ndaj tij dhe të tjerëve është i njohur.

“Tani që çështja ndodhet në Apel, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi dhe për lirimin e plotë të krerëve të UÇK-së. Jam pranë Jakup Krasniqit, bashkëshortes dhe gjithë familjes së tij. Atyre u uroj forcë dhe që këto ditë, sado të vështira, t'i kalojnë bashkë e në qetësi.”, ka thënë Haxhiu në një postim në Facebook. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.