KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shtyhet vazhdimi i seancës plenare

Shtyhet vazhdimi i seancës plenare

Vazhdimi i seancës plenare, i paraparë të mbahej sot në orën 10:00, është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, i cili drejtoi këtë seancë, tha se pas konsultimit me kryetarët e grupeve parlamentare, u vendos që seanca të shtyhet deri në një njoftim të radhës.

Në rend dite të kësaj seance ishte votimi i propozim-rezolutës nga interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe me mungesën e barnave onkologjike; votimi i propozim-rezolutës nga mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë; si dhe rishqyrtimi i Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të rikthyer nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, Kuvendi po vazhdon punimet e seancës së rregullt.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.