KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Familjarët janë për dasma”, Musliu e pyet Kurtin: A mendon edhe sot ashtu?

“Familjarët janë për dasma”, Musliu e pyet Kurtin: A mendon edhe sot ashtu?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti, nëse vazhdon të qëndrojë prapa deklaratës së tij para disa vitesh se farefisi dhe familjarët janë për dasma e jo për institucione.

“Pyetja ime konkrete për ju është: A mendoni edhe sot ashtu?”, e pyeti Musliu, raporton Klankosova.tv

Në përgjigje, Kurti tha se deklaratës së atëhershme vazhdon t’i qëndrojë prapa.

 “Ju e keni shkurtuar deklaratën me pak fjalë, por i qëndroj prapa asaj. Luftim i korrupsionit dhe nepotizmit pa asnjë kompromis. Nuk kam thënë duhet të vijë dikush që s'ka familje e farefis, por mos me qenë familja e farefisi lidhja, kushti dhe mundësia përmes të cilës dikush punësohet. Kjo nuk nënkupton që familjarët e farefisin e secilit ta persekutojmë apo largojmë nga Kosova. ”, u përgjigj Kurti. /Klankosova.tv /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.