KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çitaku: Ligji i ri për Specialen tashmë s’është vetëm i PDK-së, por është nismë shtetërore

Çitaku: Ligji i ri për Specialen tashmë s’është vetëm i PDK-së, por është nismë shtetërore

Vlora Çitaku, U.D. kryetare e PDK-së, në një konferencë për media foli për ndryshimet e Ligjit për Specialen.

Ajo tha se nisma, që nisi si e PDK-së, tashmë është nismë shtetërore.

“Kjo nismë që filloi si nismë e PDK-së, sot është nismë shtetërore, dhe unë po besoj që ky ka qenë qëllimi ynë dhe kjo ka qenë thirrja që na është bërë ditë e natë në sheshet në Prishtinë e anekënd ku jetojnë shqiptarët. Ne sigurisht që kemi vlerësuar se edhe ligji i kaluar ka qenë i rëndësishëm dhe i dobishëm, mirëpo në momentet e fundit kemi pranuar disa sugjerime konkrete nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë të cilët me dashamirësi, me qëllim të mirë, kanë synuar ta mbështesin këtë projekt në mënyrë që ta bëjnë më të qëndrueshëm juridikisht”, u shpreh deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo tha se përgjatë kohës sa do të zgjasë procesi i Apelit, do të ketë edhe nisma tjera tekaa shtoi  se ky është vetëm hapi i parë.

Por, ajo tha se “do të rezervohem të flas për specifikat, sepse ky tashmë nuk është vetëm ligj i PDK-së, dhe ky fakt më gëzon shumë”.

“Ligji që miratohet në Kuvend dhe që ka zotimin e qeverisë për zbatim, nuk mbetet vetëm një copë letër. Përveç Ligjit, ne jemi dakorduar me zotëri Kurti edhe për një varg hapash tjerë që do t’i ndërmarrim në kuadër të institucioneve. Do të rezervohem të flas për detajet dhe përmbajtjen e këtij ligji”, theksoi Çitaku.

Ajo tha se kjo nismë e re ligjore, apo Ligji i ri, do të vijë në Kuvend javën tjetër.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.