KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Panda e kuqe hyn në Guinness, shpallet më e vjetra në botë që jeton në robëri

Panda e kuqe hyn në Guinness, shpallet më e vjetra në botë që jeton në robëri

Një pandë e kuqe e quajtur Futa, e cila jeton në kopshtin zoologjik të qytetit Chiba në Japoni, është njohur zyrtarisht nga Libri i Rekordeve Guinness si panda e kuqe më e vjetër në botë që jeton në robëri, në moshën 23-vjeçare.

Ceremonia e ndarjes së certifikatës u mbajt më 17 nëntor, ndërsa përfaqësuesit e kopshtit zoologjik ndanë kujtime nga jeta e kafshës që prej vitesh është një atraksion i njohur në Japoni.

Futa ka lindur më 5 korrik 2003 dhe është transferuar në kopshtin zoologjik të Chibas në vitin 2004.

Ai fitoi famë në vitin 2005, kur filloi të qëndronte drejt mbi dy këmbët e pasme, një sjellje që tërhoqi vëmendjen e publikut japonez dhe e bëri pjesë edhe të reklamave televizive.

Jetëgjatësia mesatare e pandave të kuqe është 12 deri në 17 vjet, ndërsa rekordi i mëparshëm mbahej nga një pandë e quajtur Taylor, e cila jetoi 21 vjet e 265 ditë në SHBA.

Sipas stafit të kopshtit zoologjik, pavarësisht moshës së shtyrë dhe disa problemeve shëndetësore, Futa vazhdon të ketë oreks të mirë dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Për shkak të motit të keq, vizitorët nuk patën mundësi ta shihnin gjatë ceremonisë, por stafi i siguroi adhuruesit se panda e famshme është mirë.

Në momentin e njohjes së rekordit, Futa ishte 23 vjeç e 135 ditë, duke tejkaluar ndjeshëm jetëgjatësinë e zakonshme të kësaj specieje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.