KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Perr: BE-ja, partneri më i fuqishëm i Kosovës

Perr: BE-ja, partneri më i fuqishëm i Kosovës

Shefi i Sektorit të Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë, Hubert Perr, mbrëmë iu bashkua kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave, përfshirë ministren e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, në konferencën “Future of Business 2026” në Prishtinë.

Në njoftimin që Zyra e BE-së në Kosovë e bëri në Facebook, Perr potencoi se Unioni është partneri më i fuqishëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare.

Ai tha se kjo vërtetohet me mbi 3.7 miliardë euro ndihmë financiare të ofruar tashmë për Kosovën, si dhe me fondet e sapomiratuara të IPA-s dhe fondet e dedikuara në kuadër të Planit të Rritjes, që së bashku tejkalojnë 1 miliard euro.

“Plani i Rritjes së BE-së i shndërron reformat në mundësi investimi dhe është kyç për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe integrimin e saj gradual në Tregun e Vetëm të BE-së”, tha Shefi i Sektorit të Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë, Hubert Perr.

Në konferencën që kishte në fokus agjendën e investimeve të Kosovës prej 1 miliard eurosh, Perr nënvizoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të Kosovës për të absorbuar fondet e reja të BE-së, të cilat në vetvete tejkalojnë vlerën e kësaj agjende ambicioze.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.