KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Rahovec dhe Gjakovë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Rahovec dhe Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi, një në Rahovec dhe një në Gjakovë, pas parregullsive të evidentuara në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit të këtij institucioni, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë pas inspektimeve të kryera në të dy objektet, me qëllim të parandalimit të rrezikimit të jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

Nga Inspektorati kanë bërë të ditur se punimet do të mbeten të ndërprera deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

“Siguria dhe shëndeti i punëtorëve mbeten prioritet i Inspektoratit Qendror të Punës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.