KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Mungesa e ekonomisë qarkore – kosto për klimën dhe ekonominë

Mungesa e ekonomisë qarkore – kosto për klimën dhe ekonominë

 Mbeturinat që përfundojnë në deponi, në një ekonomi qarkore mund të shndërroheshin në burim të ardhurash dhe lëndë e parë për produkte të tjera si dhe të shpëtonin mjedisin. Derisa Bashkimi Evropian vendos objektiva për reciklim, Kosova vazhdon të përballet me sfida qoftë në mungesë të infrstrukturës si dhe pengesa administrative. Përvec pasojave ekonomike sipas raporteve ndërkombëtare shfrytëzimi i pakontrolluar i burimeve natyrore dhe prodhimi i madh i mbeturinave kontribuojnë në ndryshimet klimatike, ndotjen e ajrit dhe ujit, humbjen e biodiversitetit dhe degradimin e ekosistemeve. Në Kosovë, ku pjesa dërrmuese e mbeturinave ende përfundon në deponi, tranzicioni drejt ekonomisë qarkore shihet jo vetëm si domosdoshmëri mjedisore, por edhe si mundësi për zhvillim ekonomik, krijim të vendeve të reja të punës dhe afrimin me standardet evropiane.

Problemet dhe barrierat në eksportimin dhe riciklimin e mbeturinave në Kosovë

Të paktë janë ata që morën iniciativa për reciklim të mbeturinave por që sfidat me të cilat përballen i kanë të mëdha. Në tregun e Kosovës krijohen mesatarisht rreth 3.000 tonë mbeturina letre brenda një muaji. Prej tyre Kushtrim Bytyqi  eksporton rreth 800 ton në muaj ku rreth 10% të letrës e reciklon për prodhimin e tabakave të vezëve qysh prej vitit 2005. Por gjatë këtyre viteve ai tregon se u përball me sfida e humbje për cka u detyrua ta ndalte eksportin në disa shtete. 

“Kemi tentuar të eksportojmë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni, por jemi përballur me barriera dhe kërkesa për dokumentacion shtesë. Në Kosovë nuk po na jepet licenca për eksport. Nga Ministria na udhëzojnë që të kërkojmë lejen mjedisore komunale. Deri në vitin 2020 kemi eksportuar edhe në vende të tjera. Madje, në vitet 2018 dhe 2019 kemi eksportuar edhe në Itali, por më pas na janë pezulluar lejet’, tha ai. 

Bytyqi pohon se vendi i vetëm që dërgojnë materialet për reciklim është Turqia për këtë i duhet të pajiset me leje cdo vit e cila i vonohet nga Ministria e Mjedisit. 

‘Turqia tashmë na kërkon leje dhe dokumentacion për eksport, ndërsa ne po përballemi me barriera nga institucionet tona. Në fillim të vitit duhet të aplikojmë në Ministrinë e Mjedisit dhe procesi i marrjes së lejes zgjat. Për një nënshkrim të sekretarit duhet të presim. Kemi mbetur edhe 17 ditë pa leje pas skadimit të saj, duke pësuar humbje çdo ditë. Kemi dërguar shumë emaila dhe kemi kërkuar zgjidhje, na thonin se duhet të presim, madje edhe se nuk kanë automjete për të ardhur në vizitë dhe për të bërë verifikimet e nevojshme. Lejet na lëshohen vetëm për një vit, ndërsa çdo vit duhet të bëjmë kërkesa të shumta dhe të presim përsëri’, bëri të ditur drejtuesi i Roni Recycling. 

Bytyqi kërkon që shtetitë iu ofroj lehtësira sic ndodh në rajon dhe të mos ua vështiroj gjendjen. 

‘Në Maqedoninë e Veriut, eksportuesit përfitojnë subvencione prej 7 centësh për kilogram për materialet që eksportojnë. Ndërsa në Kosovë jo vetëm që nuk përfitojmë subvencione, por përballemi edhe me vështirësi për marrjen e lejeve të eksportit. Vetëm në doganë duhet të paguajmë rreth 2.000 euro, shumë kjo që përbën afërsisht 1% të vlerës së faturës. Në vend që shteti të na mbështesë, ashtu siç ndodh në vendet e rajonit, ne përballemi vazhdimisht me barriera që po na e vështirësojnë dhe dekurajojnë punën’, njoftoi i njejti. 

Ndryshe ekportuesi bëri të ditur se e ka pasur të pamundur të dërgoj jashtë vendit materiale të qelqit dhe goma ku pas një tentave  tegon se humbi mijëra euro meqë kjo nuk iu mundësua. 

‘Kam tentuar edhe eksportimin e gomave, por nuk më është lejuar eksporti. Po ashtu, gjatë viteve 2021–2023 kam grumbulluar mijëra tonë qelq, por nuk më është lejuar eksportimi i tij. Për këtë qëllim kisha investuar në makina për bluarjen e qelqit, duke investuar rreth 40.000 euro. Kam arritur të bluaj rreth 700 tonë qelq, por në fund jam detyruar ta dërgoj në deponi, duke humbur investimin’, përfundoi Bytyqi. 

Ndërkaq Dukagjin Berisha që merret me grumbullimin dhe përpunimin e qelqit ndan shqetësimin e njejtë meqë e ka të pamundur eksportin krejt cka mund të ofroj është krijimi i materialeve të tjera nga kjo lëndë. 

‘Qëllimi im ka qenë që të krijoj një sistem për riciklimin e të gjithë qelqit në Kosovë. Megjithatë, burokracia dhe procedurat e gjata administrative ma kanë vështirësuar realizimin e këtij qëllimi. Për rreth pesë vjet jam përballur me procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për marrjen e lejes mjedisore, e cila kërkohet për dërgimin e mbetjeve të qelqit në fabrikat e riciklimit jashtë vendit. Aktualisht jam ende në proces të pajisjes me leje. Një nga sfidat kryesore është pamundësia për të dërguar mbetjet e qelqit në vendet e Bashkimit Evropian, për shkak të kufizimeve dhe procedurave që lidhen me eksportimin e mbeturinave nga Kosova’, tha Berisha nga Koosvo Class Recycling. 

Për një muaj Dukagjin Berisha grumbullon 20 ton qelq dhe prej saj prodhon tavolina, karrige, zall për filtrimin e ujit të pishinave dhe sistemeve të tjera mirëpo ai tregon se nëse do t’i mundësohej eksporti anjë përqind qelq nuk do të përfundonte në deponi. 

‘Qelqi përbën 10 përqind të mbeturinave, një pjesë e madhe e qelqit që grumbullojmë vjen nga ambalazhet e produkteve të importuara. Për këtë arsye, është e rëndësishme që ky material të mund të dërgohet në fabrikat e specializuara për riciklim, përfshirë edhe në vendet prej nga vjen ambalazhi. Përndryshe, i gjithë ky qelq përfundon në deponi, duke humbur mundësinë që të ripërdoret si lëndë e parë për prodhimin e produkteve të reja’, shtoi Berisha. 

Ministria e Mjedisit lidhur me situatën dhe problematikën e këtij sistemi nuk ka dhënë përgjigje në pyetjet e dërguara.

Kosova larg përmbushjes së kritereve të BE-së, bizneset rrezikojnë të humbin tregun

Ekonomia qarkore mbetet në fazat e hershme të zhvillimit megjithëse ka potencial jo vetëm për mbrojtjen e mjedisit apo zhdukjen e mbeturinave por edhe zhvillimin ekonomik, rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve dhe krijimin e vendeve të punës.

Sic Oda Ekonomike e Kosovës bën të ditur ekonomia qarkore nuk kufizohet vetëm në riciklimin dhe menaxhimin e mbeturinave. Ajo përfshin një transformim më të gjerë të mënyrës se si bizneset prodhojnë, konsumojnë dhe shfrytëzojnë burimet, duke synuar përdorimin më efikas të lëndëve të para, energjisë dhe ujit, zgjatjen e jetëgjatësisë së produkteve, ripërdorimin e materialeve dhe minimizimin e mbetjeve gjatë gjithë ciklit të prodhimit ku përmes saj do të gjeneronin miliona euro më shumë. 

Nga perspektiva e Odës Ekonomike të Kosovës, bizneset vendore përballen me disa sfida kryesore në tranzicionin drejt ekonomisë qarkore.

Së pari theksojnë se mungesa e investimeve dhe qasja e kufizuar në financim. Kalimi drejt modeleve qarkore të biznesit kërkon investime në teknologji, modernizim të proceseve prodhuese, efiçiencë të energjisë, përdorim të burimeve të ripërtëritshme dhe zhvillim të produkteve më të qëndrueshme. Për shumë biznese, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, këto investime paraqesin barrë të konsiderueshme financiare.

Së dyti pohojnë se ka mungesë të njohurive dhe kapaciteteve teknike sepse shumë biznese ende nuk kanë njohuri dhe ekspertizë të mjaftueshme për mundësitë ekonomike që ofron ekonomia qarkore, përfshirë uljen e kostove përmes përdorimit efikas të burimeve, ripërdorimin e nënprodukteve industriale, ekodizajnin dhe zhvillimin e modeleve të reja të biznesit. Mungesa e ekspertizës së specializuar vështirëson integrimin e këtyre praktikave në proceset e përditshme të kompanive.

Së treti OEK deklaron nuk ka infrastrukturë dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve ndërkohë që  Kosova ka nevojë për mekanizma më funksionalë që mundësojnë shkëmbimin e materialeve, shfrytëzimin e mbetjeve industriale si lëndë të para dhe krijimin e zinxhirëve të rinj të vlerës ndërmjet kompanive. Në këtë drejtim, zhvillimi i simbiozës industriale paraqet një mundësi të rëndësishme për uljen e kostove dhe shfrytëzimin më efikas të burimeve. Mbi të gjitha bzineset eskzistuese është arritja e kriterev të Bashkimit Evropian.

“Vështirësitë në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe kërkesave për eksport. Një ndër sfidat kryesore të bizneseve kosovare është përshtatja me standardet gjithnjë e më të larta të tregut evropian, përfshirë ato mjedisore dhe kërkesat për qëndrueshmërinë e produkteve. Bizneset përballen me vështirësi në sigurimin, përpunimin dhe ofrimin e të dhënave të nevojshme për klientët dhe partnerët e tyre në Bashkimin Evropian dhe më gjerë”,  pohuan nga Oda Ekonomike.

Ndryshe shtojnë se barrierat specifike të sektorit të riciklimit në eksport përnëjnë eksportin e mbeturinave dhe materialeve të klasifikuara si mbetje. Duke qenë se Kosova nuk është palë e Konventës së Bazelit, kompanitë përballen me kufizime serioze për transportin ndërkufitar të këtyre materialeve drejt tregjeve ku zbatohen rregullat përkatëse.

“Si rezultat, kompanitë detyrohen të kërkojnë zgjidhje alternative tregtare dhe logjistike, përfshirë bashkëpunimin me operatorë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, në përputhje me legjislacionin përkatës. Kjo situatë krijon kosto shtesë, procedura më komplekse dhe pengesa në qasjen në tregje, duke ndikuar negativisht në konkurrueshmërinë e sektorit. Këto kufizime duhet të adresohen në nivel institucional, duke identifikuar zgjidhje të qëndrueshme dhe ligjërisht të zbatueshme për eksportin e materialeve të riciklueshme”, njoftoi OEK.

Për këtë arsye thonë se nevojiten stimujekonomikë për një treg të zhvilluar për produktet qarkore. Kërkesa vendore për produkte dhe materiale të qëndrueshme mbetet relativisht e kufizuar. Nevojiten politika dhe instrumente më konkrete për të nxitur investimet në prodhim të qëndrueshëm, përdorimin e materialeve sekondare, prokurimin e gjelbër dhe zhvillimin e produkteve me vlerë të shtuar. Njëkohësisht, nevojitet koordinim më i mirë ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat për të krijuar kushte më të favorshme për bizneset që investojnë në ekonominë qarkore.

“Kjo bëhet veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e rregulloreve evropiane, si Mekanizmi i Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM) dhe Rregullorja për Ekodizajnin e Produkteve të Qëndrueshme (ESPR). Këto rregullore, varësisht nga sektori dhe produktet që mbulojnë, vendosin kërkesa lidhur me emetimet e karbonit, gjurmueshmërinë e materialeve, qëndrueshmërinë dhe informacionin mbi ciklin jetësor të produkteve”, deklaruan nga Oda EKonomike.
Kosova ka angazhime per harmonizimin e legjislacionit me standardet e BE-se, por afatet e BE-se nuk zbatohen automatikisht per Kosoven, pasi nuk eshte shtet anetar. Sipas Strategjise se Kosoves per Menaxhimin e Mbeturinave 2024–2035, Kosova synon te arrije 50% riciklim deri ne vitin 2035. Sfida kryesore mbetet zbatimi i ketyre objektivave ne praktike. Megjithate, per bizneset kosovare qe eksportojne ne BE, situata eshte më urgjente, pasi nese nuk arrijne t'i permbushin standardet dhe kerkesat e klienteve te tyre evropiane, rrezikojne te humbin tregun.

Për shumë kompani kosovare, sfida nuk qëndron vetëm në përmbushjen e standardeve, por edhe në mungesën e sistemeve dhe kapaciteteve për të mbledhur dhe raportuar të dhënat që kërkohen nga partnerët ndërkombëtarë. Kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt në aftësinë e tyre për të ruajtur dhe zgjeruar marrëdhëniet tregtare me tregun e BE-së.

Barrierat specifike të sektorit të riciklimit në eksport. Sektori i riciklimit përballet me vështirësi veçanërisht të mëdha sa i përket eksportit të mbeturinave dhe materialeve të klasifikuara si mbetje. Duke qenë se Kosova nuk është palë e Konventës së Bazelit, kompanitë përballen me kufizime serioze për transportin ndërkufitar të këtyre materialeve drejt tregjeve ku zbatohen rregullat përkatëse.

OEK duke sqaruar këtë problematikë shtuan se kanë zhvilluar një modul të specializuar për ekonominë qarkore dhe ekodizajnin, përmes të cilit janë trajnuar mbi 60 biznese kosovare. Synimi është t'i pajisë kompanitë me njohuri dhe mjete praktike për integrimin e parimeve të ekonomisë qarkore në proceset e tyre prodhuese, përdorimin efikas të burimeve, zhvillimin e produkteve më të qëndrueshme dhe përshtatjen me kërkesat e tregut evropian.

OEK pohuan se janë duke promovuar konceptin e simbiozës industriale përmes platformës Resource Relay, e cila synon të lidhë kompanitë që gjenerojnë mbetje industriale, materiale dhe nënprodukte me bizneset që mund t'i shfrytëzojnë ato si lëndë të para në proceset e tyre prodhuese. Kjo iniciativë synon të krijojë mundësi të reja ekonomike, të ulë kostot e menaxhimit të mbetjeve dhe të nxisë bashkëpunimin ndërmjet bizneseve.

Ekonomia Qarkore shpëtim për mjedisin

Përvec si problem ekonomik mungesa e ekonomisë qarkore shkakton një sërë problemesh mjedisore pasi burimet përdoren, konsumohen dhe hidhen pa u ripërdorur ose ricikluar. Rritja e mbeturinave krijimi I deponive, ndotja e ujërave nga mbeturinat dhe kimikatet, ndotja e ajrit, shfrytëzimi I tepruar I burimeve natyre, rirtja e e,etimeve të gazrave serrë, humbja e biodiversitetit për shkak të nxjerrjes së pakontrolluar të lëndëve të para dhe degradimit të habitateve natyrore si dhe Rritja e konsumit të energjisë, sepse prodhimi nga lëndët e para kërkon më shumë energji sesa riciklimi dhe ripërdorimi.

Sipas CircularityReportort 2026 mbi gjysma e emetimeve globale të gazeve serrë lidhen me nxjerrjen dhe përpunimin e materialeve. Raporti thekson se përdorimi i burimeve është trefishuar që nga viti 1970 dhe se modeli ekonomik linear ("merr-produkto-hidh") është një nga shkaktarët kryesorë të presionit klimatik.

Sipas gjetjeve të raportit rrit nxjerrjen e lëndëve të para, e cila kërkon shumë energji dhe prodhon emetime dioksid karboni duke përshpejtuar shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe degradimin e ekosistemeve, të cilat ndihmojnë në thithjen e karbonit.

Gjithashtu, UNEP (Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin) thekson se nevojiten ulje të mëdha të emetimeve globale për të kufizuar ngrohjen globale dhe se transformimi i sistemeve të prodhimit dhe konsumit është pjesë e zgjidhjes.. Tranzicioni drejt ekonomisë qarkore mund të kontribuojë në këtë proces përmes reduktimit të nxjerrjes së lëndëve të para, zvogëlimit të mbeturinave dhe përdorimit më efikas të burimeve, duke ndihmuar në frenimin e ndryshimeve klimatike.

Mungesa e ekonomisë qarkore i përshpejton ndryshimet klimatike, pasi rrit nevojën për nxjerrjen e lëndëve të para, konsumin e energjisë dhe prodhimin e mbeturinave, faktorë që kontribuojnë në emetimin e gazeve serrë.

Kosova aktualisht ka 458 deponi ilegale të mbeturinave rreth 55 më shumë se sa një vit më parë ku vetëm në kryeqytet janë identifikuar 16 sipas Atlas Institute.

Raporti GEO-7 I UNEP thekson se krizat e ndryshimeve klimatike, humbjes së biodiversitetit, degradimit të tokës dhe ndotjes janë të ndërlidhura dhe se qasja qarkore ndihmon në reduktimin e përdorimit joefikas të burimeve.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomi OECD 98.4% e mbeturinave komunale në Kosovë përfundojnë në deponi, krahasuar me mesataren rajonale prej 84.6% dhe atë të BE-së prej 28.5%, për periudhën 2023-2024. Këto janë tregues të deponimit dhe jo norma të drejtpërdrejta të riciklimit, por dëshmojnë qartë sa pak po i rikthejmë materialet në ekonomi.

Nga organizata Green Art Center thonë se vonesat në nivel qendror e lokal dhe dobësitë në menaxhimin e ndërmarrjeve publike mund të pengojnë shfrytëzimin e fondeve dhe realizimin e investimeve që I kontribuopjnë ruatjes së mjedisit si dhe zvogëlimit të deponive.

“Një rast konkret, i diskutuar edhe publikisht, është mosshfrytëzimi i mbështetjes së KfË-së gjermane dhe Bashkimit Evropian për rajonin e Prishtinës. Nuk arritëm të përfitonim nga mundësia për investime në vlerë prej dhjetëra milionë eurosh, përmes granteve dhe kredive të buta”, bën të ditur rastin GAC.

Prandaj,kërkojnë që  krahas mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë, nevojiten përgjegjësi institucionale, koordinim dhe bashkëpunim me sektorin privat. Vetëm kështu kjo mbështetje mund të shndërrohet në rezultate konkrete për ekonominë dhe mjedisin.

Një rol të rëndësishëm kanë edhe mbledhësit joformalë të materialeve të riciklueshme. Përfshirja e tyre në një sistem më të organizuar do të mund të përmirësonte kushtet e punës dhe të rriste sasinë e materialeve që rikuperohen.

Sipas një eksperti të mjeëdisit Zeqir Zenelaj ekonomia linerare do të vazhdoj të ketë ndikim negative në mjedis.

“ Shkalla e riciklimit të mbeturinave në Kosovë është shumë e ulët, rreth 7%, dhe nuk arrin as shifra dyshifrore. Pa një rritje drastike të shkallës së riciklimit në vend, ekonomia qarkore do të mbetet vetëm një koncept i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në letër, por larg zbatimit në praktikë. Humbjet nga modeli aktual ekonomik janë të shumëfishta. Konsumi i produkteve dhe mallrave përfundon drejtpërdrejt në mbeturina, duke shkaktuar humbje jo vetëm të lëndëve të para, por edhe të energjisë së shpenzuar gjatë procesit të prodhimit”, tha Zenelaj.

Eksperti bëri të qartë se për të kaluar nga ekonomia lineare në atë ricikluese dhe më pas në ekonominë qarkore, nevojitet një angazhim serioz institucional, përmes hartimit dhe zbatimit të ligjeve, politikave.

Sipas të dhënave të Regjistrit të Bizneseve të Kosovës, të përpunuara nga platforma InfobelPRO, në Kosovë janë të regjistruara 27 kompani në sektorin e riciklimit dhe menaxhimit të mbetjeve shumica prej të cilave merren me grumbullimin dhe deponimin e mbeturinave dhe jo reciklimin e tyre. Lidhur me problemet që po has zhvillimi I ekonomisë qarkore ministria e mjedisit nuk ka njoftuar nësë e ka në plan ndonjë projekt.

Ky publikim është përgatitur në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), në kuadër të programit “Innovation and Training Park Prizren”, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe Qeveria e Kosovës, dhe i zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të autorit/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e GIZ-it apo të Qeverive të Kosovës dhe Gjermanisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.