KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti i përgjigjet Tahirit për energjinë: Dielli, era dhe bateritë nuk mjaftojnë, duhet edhe eficiencë

Kurti i përgjigjet Tahirit për energjinë: Dielli, era dhe bateritë nuk mjaftojnë, duhet edhe eficiencë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur kritikave të shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, lidhur me strategjinë energjetike dhe furnizimin me energji elektrike.

Kurti tha se Kosova do të shfrytëzojë burimet e ripërtëritshme të energjisë, përfshirë energjinë diellore dhe atë të erës, si dhe bateritë e siguruara përmes Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

“Burimet e ripërtëritshme, shfrytëzimi i tyre, dielli e era, edhe bateritë që i kemi marrë nga MCC-ja, natyrisht nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit, do të përdoren, por kjo nuk mjafton”, deklaroi Kurti.

Ai theksoi se krahas investimeve në burimet e ripërtëritshme, rëndësi duhet t’i kushtohet edhe efiçiencës së energjisë, rigjenerimit dhe shfrytëzimit të burimeve të qymyrit.

Kryeministri përmendi edhe termocentralet ekzistuese, duke thënë se në to nuk ka pasur investime të mjaftueshme për modernizim dhe rinovim.

Gjatë replikës së tij ndaj Tahirit, Kurti iu referua edhe programit të mëhershëm të AAK-së për energjinë, duke përmendur njohjen e tij me programet e Aleancës për Alternativën e Vetëvendosjes.

“Mua më njohin shumë mirë miqtë në Alternativën e VV-së që nga viti 2013. E kam parë edhe B3 dhe B4. Ne nuk e kemi ndërruar atë program”, u shpreh Kurti.

Në këtë mënyrë, Kurti iu përgjigj kritikave të Tahirit për mungesën e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike dhe nevojën për ndryshimin e qasjes së Qeverisë në sektorin energjetik. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.