KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti: Do ta shfrytëzojmë terminalin e Vlorës për energji elektrike. Kemi bërë marrëveshje me Shqipërinë

Kurti: Do ta shfrytëzojmë terminalin e Vlorës për energji elektrike. Kemi bërë marrëveshje me Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për zhvillimet në sektorin e energjisë gjatë pesë vjetëve e gjysmë të qeverisjes së tij, duke përmendur sfidat e shkaktuara nga zhvillimet ndërkombëtare, por edhe planet për të ardhmen.

Kurti ka thënë se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur ndryshime të mëdha në skenën ndërkombëtare, veçanërisht pas nisjes së luftës në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar edhe në furnizimin me energji elektrike dhe në inflacion,transmeton IndeksOnline.

Ai ka theksuar se Qeveria ka vazhduar të mbështesë energjinë e ripërtëritshme, efikasitetin energjetik dhe kogjenerimin.

Kurti ka përmendur gjithashtu gazifikimin e Kosovës si një nga synimet për të ardhmen, duke thënë se në zgjedhjet e fundit kanë marrë besimin për ta shfrytëzuar këtë mundësi sa më parë.

“Jo vetëm që kemi tejkaluar vështirësitë dhe kemi qëndruar te energjia e ripërtëritshme, por kemi potencuar edhe efikasitetin dhe kogjenerimin. Gjithashtu, në zgjedhjet e fundit kemi fituar besimin për shfrytëzimin serioz dhe sa më parë të mundësisë për gazifikimin e Republikës”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se synohet edhe shfrytëzimi i gazit të lëngshëm që arrin në terminalin e Vlorës, nga ku Kosova mund të sigurojë energji elektrike përmes interkoneksionit prej 400 kilovoltësh.

“Ne tashmë kemi marrëveshje me Republikën e Shqipërisë për shfrytëzimin e terminalit të Vlorës”, ka thënë Kurti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.