KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vitia për suspendimin e farmacistëve: Hetimi ka nisur muaj më parë dhe nuk përfundon këtu

Vitia për suspendimin e farmacistëve: Hetimi ka nisur muaj më parë dhe nuk përfundon këtu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se hetimi lidhur me problemet në furnizimin me barna ka nisur disa muaj më parë dhe se procesi nuk ka përfunduar me suspendimin e katër farmacistëve.

Duke iu përgjigjur kritikave për mungesën e barnave dhe masat e ndërmarra ndaj farmacistëve, Vitia tha se informimi i publikut për hetimin ishte bërë një ditë pas fillimit të tij, ndërsa suspendimet ishin realizuar në ditën kur ai po raportonte në Kuvend në kuadër të një interpelance.

Ministri theksoi se hetimet do të vazhdojnë dhe se deri më tani janë ndërmarrë masa ndaj farmacistëve për çështjet që janë evidentuar.

“Ky hetim ka filluar muaj më parë dhe, për informimin tuaj, publik është bërë një ditë pas, por suspendimi ka ndodhur në ditën kur është mbajtur seanca, kur kam qenë në interpelancë. Ky hetim nuk mbaron këtu. Do të thotë, ka filluar dhe për atë që është evidentuar te farmacistët janë marrë masa, ndërsa hetimi po vazhdon”. 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.