Besnik Tahiri, ka kërkuar ndryshimin e politikave energjetike gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka kritikuar qasjen aktuale të politikës programore të Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se strategjia energjetike duhet t’u përshtatet zhvillimeve të reja globale.
“Ne e kuptojmë që politika programore e VV-së ka qenë e lidhur me shumëllojshmërinë e burimeve energjetike, por kur e shohim strategjinë dhe programin… Kjo duhet të ndryshojë, sepse ka ndryshuar bota”, ka deklaruar Tahiri.
Burimi: gazetablic.com ↗

