KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bastisje në Koçan, sekuestrohen rreth 200 lloje të ndryshme parfumesh pa dokumentacion – ndalohet një person

Bastisje në Koçan, sekuestrohen rreth 200 lloje të ndryshme parfumesh pa dokumentacion – ndalohet një person

MPB Maqedoni njofton se dje (18.11.2026), në orën 17:25, në Koçan, nëpunës policorë të NJPB Koçan e privuan nga liria A.D. (31) nga Koçani, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj”, sipas nenit 285 të Kodit Penal.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar 197 lloje të ndryshme parfumesh të markave të njohura, si dhe produkte të ndryshme kozmetike dhe produkte të tjera, për të cilat nuk posedonte asnjë dokumentacion”.

“Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të vijojë kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.