KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nura kërkon mobilizim institucional dhe angazhim diplomatik për procesin në Hagë

Nura kërkon mobilizim institucional dhe angazhim diplomatik për procesin në Hagë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura, ka kërkuar mobilizim institucional, unitet politik dhe angazhim më të madh diplomatik për procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke folur në seancën e Kuvendit, Nura ka thënë se kjo çështje nuk prek vetëm individët që po përballen me procesin gjyqësor, por edhe historinë, luftën çlirimtare, dinjitetin dhe shtetin e Kosovës.

Ai ka theksuar se për këtë çështje nevojitet bashkëpunim përtej dallimeve politike dhe ka kërkuar që institucionet e Kosovës të angazhohen më shumë në mbrojtjen e së vërtetës historike të vendit.

“Duhet unitet dhe bashkim institucional, përgjegjësi politike dhe angazhim i mirëfillt diplomatik. Kjo është një çështje që kërkon përkushtim përtej dallimeve politike, sepse mbi të gjitha kemi përgjegjësi ndaj vendit tonë, historisë dhe së vërtetës”, ka deklaruar ai.

Në veçanti, ai ka kërkuar që Ministria e Punëve të Jashtme ta ketë këtë çështje ndër prioritetet kryesore, ndërsa diplomacia e Kosovës, në bashkëpunim me atë të Shqipërisë, të jetë më aktive në informimin e partnerëve ndërkombëtarë.

“Diplomacia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me diplomacinë shqiptare, duhet të jetë shumë më aktive, të shfrytëzojë të gjitha mundësitë diplomatike dhe të punojë vazhdimisht në informimin e partnerëve ndërkombëtarë për rëndësinë dhe ndjeshmërinë e kësaj çështjeje”, ka deklaruar Nura.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.