KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Bora Zemani rikthehet në ekranin e Top Channel, një postim i saj ngjall kureshtje

Bora Zemani rikthehet në ekranin e Top Channel, një postim i saj ngjall kureshtje

Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani, ka rikthyer vëmendjen e publikut me një postim në rrjetet sociale, i cili lidhet me 25-vjetorin e Top Channel.

Në Instastory, ajo ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “25 vite Top Channel”, duke uruar kështu televizionin shqiptar për këtë përvjetor të rëndësishëm.

Postimi i saj vjen në kohën kur po qarkullojnë zëra për një rikthim të mundshëm të moderatores në këtë televizion. Sipas burimeve, Bora pritet t’i rikthehet Top Channel-it gjatë muajit janar.

Ajo thuhet se do të jetë pjesë e emisionit humanitar “Për Shqiptarët”, ku pritet të bashkëpunojë sërish me Elvis Naçin, format në të cilin ka qenë e angazhuar edhe më herët.

Kujtojmë se largimi i saj nga Top Channel ishte raportuar vetëm pak muaj më parë. Ndërkohë, emri i moderatores ishte përmendur së fundmi edhe në kontekstin e drejtimit të reality show-t “Ferma VIP”.

Por Bora nuk do të ishte e vetmja që do të rikthehej në këtë televizion në janar. Edhe Luana Vjollca pritet të rikthehet në Top Channel pas pesë vitesh mungesë.

Kështu, fillimi i vitit të ardhshëm pritet të sjellë rikthimin e dy emrave të njohur të ekranit shqiptar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.