KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Blerta Smaili rrëfen përvojën në Turqi: “Kur erdhi oferta nga Trabzonspor, nuk u mendova dy herë”

Blerta Smaili rrëfen përvojën në Turqi: “Kur erdhi oferta nga Trabzonspor, nuk u mendova dy herë”

Futbollistja kosovare, Blerta Smaili, po vazhdon aventurën e saj te Trabzonspor, ndërsa në një intervistë për revistën zyrtare të klubit ka folur për përvojën në Turqi, përshtypjet për skuadrën dhe jetën në një prej qyteteve më të pasionuara pas futbollit.

Mesfushorja ka treguar se që në ditët e para e ka kuptuar rëndësinë që Trabzonspor ka për qytetin dhe banorët e tij, duke theksuar se klubi përfaqëson shumë më tepër sesa një ekip futbolli, shkruan Indeksonline

“E kuptova brenda një kohe shumë të shkurtër se Trabzonspor nuk është thjesht një klub futbolli për njerëzit. Trabzonspor është një pjesë e madhe e identitetit të qytetit dhe të banorëve të tij”, është shprehur Smaili.

View this post on Instagram

A post shared by Günebakış Trabzon (@gunebakiscomtr)

A post shared by Günebakış Trabzon (@gunebakiscomtr)

Ajo ka zbuluar edhe arsyet që e bindën të bëhej pjesë e skuadrës turke, duke veçuar atmosferën, unitetin brenda ekipit dhe mënyrën se si luan skuadra.

“Gjërat që më tërhoqën më së shumti ishin atmosfera, uniteti brenda ekipit dhe futbolli që luanin. Më kujtohet që mendova: ‘Unë mund ta shoh veten duke luajtur këtu’. Skuadra më bëri të ndihesha sikur ishte një klub ku dëshiroja të isha pjesë. Prandaj, kur erdhi oferta, nuk u mendova dy herë”, ka deklaruar futbollistja kosovare.

Sa i përket përvojës në Turqi, Smaili thotë se futbolli në këtë vend i ka dhënë një perspektivë tjetër dhe e ka ndihmuar të përmirësohet, veçanërisht në aspektin fizik.

“Turqia më ka dhënë një këndvështrim tjetër. Futbolli këtu është shumë fizik dhe kjo më ka shtyrë të përmirësohem edhe më shumë në këtë aspekt. Në të njëjtën kohë, jeta në Turqi është shumë e ngrohtë, mikpritëse dhe e ndërthurur me traditat”, ka treguar ajo.

Mesfushorja ka folur edhe për cilësitë e saj në fushën e lojës, duke veçuar pasimet, mënyrën e të luajturit dhe agresivitetin pozitiv në duelet me kundërshtaret.

“Do të thosha se pikat e mia më të forta janë loja ime, pasimet dhe mentaliteti agresiv në duelet një kundër një”, ka theksuar Smaili.

Në fund, futbollistja kosovare ka dhënë edhe një mesazh motivues për vajzat që ëndërrojnë të merren me futboll, duke i inkurajuar të mos dorëzohen përballë paragjykimeve dhe vështirësive.

“Mos lejoni askënd t’ju thotë se nuk mund të bëni diçka vetëm pse jeni vajza. Nëse futbolli është pasioni juaj, ndiqeni atë. Punoni shumë, jini të durueshme, besoni në veten tuaj dhe mos kini frikë të përballeni me sfidat”, ka përfunduar Blerta Smaili./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.