KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kompany rikthehet në konferencë për media: “Jam shumë mirë me shëndet dhe i lumtur që jam sërish me ekipin”

Kompany rikthehet në konferencë për media: “Jam shumë mirë me shëndet dhe i lumtur që jam sërish me ekipin”

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, është rikthyer në aktivitet pas periudhës së vështirë shëndetësore, duke u paraqitur në konferencën për media para ndeshjes së së premtes kundër Kolnit, në kuadër të Bundesligës.

Strategu belg ka folur për javët e fundit, mbështetjen që mori nga klubi dhe stafi mjekësor, si dhe për rikthimin pranë skuadrës. Kompany ka shprehur mirënjohje të veçantë për të gjithë ata që u kujdesën për të gjatë kësaj periudhe, shkruan Indeksonline

“Jam shumë mirënjohës për reagimin e klubit dhe të gjithë njësisë mjekësore, të cilët ishin aty ditë e natë. Ata bënë gjithçka për t’u kujdesur për mua. Dua të falënderoj edhe stafin tim, i cili vazhdoi punën dhe na ndihmoi të nxjerrim forcë nga kjo periudhë”, deklaroi Kompany.

Trajneri i Bayernit konfirmoi se kontrollet mjekësore kanë rezultuar pozitive dhe se aktualisht ndihet në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

“Jam në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Kemi bërë shumë kontrolle dhe të gjitha rezultatet kanë qenë të pastra. Tani ndihem shumë mirë dhe jam i lumtur që jam sërish me ekipin”, u shpreh ai.

Gjatë mungesës së tij, Kompany ka ndjekur skuadrën nga një perspektivë tjetër, duke ia lënë përgjegjësitë vendimmarrëse stafit të tij. Ai theksoi se kishte besim të plotë te bashkëpunëtorët dhe te mënyra se si e menaxhuan ekipin.

“Një pjesë e procesit që më pëlqeu ishte të tërhiqesha paksa. Nuk mora vendime. Kam besim të madh te stafi im teknik dhe te i gjithë klubi”, tha trajneri belg.

🗣️ 𝗞𝗼𝗺𝗽𝗮𝗻𝘆 𝗼𝗻 𝘁𝗼𝗺𝗼𝗿𝗿𝗼𝘄'𝘀 𝗼𝗽𝗽𝗼𝗻𝗲𝗻𝘁𝘀 💬

“There's one person at FC Bayern who is really motivated for this game against Köln. I’ve been waiting four weeks. It wasn’t difficult to get myself in the right frame of mind. I’ve had plenty of time. Motivation… pic.twitter.com/1ptiDH5ds3

— FC Bayern (@FCBayernEN) November 19, 2026

Kompany foli edhe për paraqitjen e Bayernit ndaj Atletico Madridit, të cilën e cilësoi si një prej momenteve më të bukura të karrierës së tij si trajner, pavarësisht se nuk ishte fizikisht i pranishëm në ndeshje.

“Ishte një prej momenteve më të bukura të karrierës sime si trajner, edhe pse nuk isha aty. Skuadra luajti pa frikë dhe në fushë pamë sërish Bayernin që e njohim. Këtë do ta marrim me vete dhe do të na japë forcë për të ardhmen”, theksoi ai.

Sa i përket sfidës së radhës kundër Kolnit, Kompany zbuloi se është shumë i motivuar për rikthimin në stol dhe pret që këtë energji t’ua përcjellë edhe futbollistëve.

“Kam katër javë që e pres këtë ndeshje. Nuk e pata të vështirë të përgatitesha mendërisht. Motivimi është gjithmonë i lartë për çdo takim, por për ndeshjen e nesërme është edhe më i veçantë. Shpresoj t’ia përcjell këtë skuadrës”, përfundoi Kompany.

Kështu, Bayerni do ta presë Kolnin të premten me trajnerin e tij sërish pranë skuadrës, ndërsa rikthimi i Kompanyt vjen pas një periudhe në të cilën ai ka marrë mbështetje të madhe nga klubi dhe stafi i tij./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.