KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Instagram sjell funksionin e shumëkërkuar, tashmë Story-t mund të editohen edhe pas publikimit

Instagram sjell funksionin e shumëkërkuar, tashmë Story-t mund të editohen edhe pas publikimit

Instagram ka prezantuar një funksion të ri që u mundëson përdoruesve të modifikojnë Story-t deri në 15 minuta pas publikimit, pa humbur shikimet, pëlqimet dhe ndërveprimet e tjera të mbledhura deri në atë moment.

Përmes këtij përditësimi, përdoruesit do të mund të korrigjojnë gabimet në Story-t e publikuara, pa pasur nevojë t’i fshijnë dhe t’i ngarkojnë ato nga e para.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesi i Instagramit, Adam Mosseri, përmes një postimi në këtë platformë. Sipas tij, mundësia për të redaktuar Story-t pas publikimit ishte një prej veçorive më të kërkuara nga përdoruesit.unksioni do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit, por aktivizimi i tij do të bëhet gradualisht. Për këtë arsye, jo të gjitha llogaritë do ta kenë menjëherë mundësinë për të bërë ndryshime në Story-t e publikuara.

Ky përditësim pritet të jetë veçanërisht i dobishëm për krijuesit e përmbajtjes dhe markat e mëdha, për të cilët çdo shikim, pëlqim dhe ndërveprim ka rëndësi. Tashmë ata do të mundë të korrigjojnë gabimet brenda 15 minutave nga publikimi, pa rrezikuar të humbasin angazhimin e mbledhur deri atëherë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.