KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hamza për Jakup Krasniqin: Proces i padrejtë, në këtë moshë ai do të duhej të ishte pranë familjes

Hamza për Jakup Krasniqin: Proces i padrejtë, në këtë moshë ai do të duhej të ishte pranë familjes

Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë.

Pas një takimi që ka pasur me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ku është diskutuar për çështjen e Ligjit për Specialen, Hamza ka thënë se Jakup Krasniqi do të duhej të ishte i lirë dhe i pranishëm në familjen e tij.

Ai ka thënë se Krasniqi ka qenë i burgosur edhe në ish-Jugosllavi vetëm pse ka kërkuar të drejta për popullin e tij, derisa në këtë periudhë, siç ka thënë Hamza, ai po përballet me një proces të padrejtë në Hagë.

“Tash prapë duke u ballafaquar me një proces të padrejtë. Qe 6 vite i paraburgosur, prapë duke u ballafaquar me një proces të mungesës së fakteve dhe provave, por thashthemeve. Dhe, ka ardhur për një gjendje familjare, ku bashkëshortja e tij nuk është mirë me shëndet”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se është i bindur si secili qytetar i Kosovës është i pajtimit se Jakup Krasniqi është dashur me qenë në shtëpinë dhe në familjen e vet dhe afër bashkëshortës së tij dhe jo në situatat çfarë aktualisht po kalon. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.