Ka nisur në Kinë takimi trepalësh mes presidentit të ShBA- së, Donald Trump, atij të Rusisë, Vladimir Putin, dhe të Kinës, Xi Jinping.
Presidenti amerikan Donald Trump në takim tha se po ndjek një "rrugë të ndryshme" në politikën e jashtme duke u takuar për herë të parë së bashku me homologët e tij rusë dhe kinezë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
"Si presidentë të tre prej vendeve më të mëdha në botë, kemi një përgjegjësi të veçantë për të mbajtur dialog të hapur, respektues dhe produktiv mbi çështjet që prekin jo vetëm popullin tonë, por të gjithë planetin," tha ai në fillim të bisedimeve historike.
Putin tha se Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara "mbajnë përgjegjësi të përbashkët për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare" gjatë fjalës së tij hapëse në takimin trilateral të enjten.
"Vendet tona kanë shumë interesa të përbashkëta në zgjidhjen e konflikteve rajonale, përfshirë natyrisht konfliktin në Ukrainë," tha Putin, duke shtuar se e diskutoi çështjen gjatë takimeve të veçanta me Xi të mërkurën dhe Trump të enjten.
Edhe udhëheqësi kinez bëri thirrje që Kina, Rusia dhe ShBA-të të “ruajnë së bashku paqen dhe stabilitetin botëror”.
“"Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të japin shembull në bashkëpunim për të përballuar sfidat globale, për të ruajtur së bashku paqen dhe stabilitetin botëror, dhe për të dhënë kontribute më të mëdha në përparimin njerëzor", tha ai.
Ky është takimi parë zyrtar mes udhëheqësve të tre fuqive kryesore bërthamore në botë, në sfondin e konflikteve globale dhe tensioneve tregtare.

