Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi nga disa persona në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur më 18 nëntor, rreth orës 19:20, ndërsa në vendin e ngjarjes janë vërejtur njolla gjaku dhe është sekuestruar një thikë.
Viktima, mashkull kosovar, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Policia ka intervistuar një të dyshuar, i cili pas vendimit të prokurorit është liruar.
Ndërkohë, i dyshuari kryesor për këtë rast ndodhet në kërkim nga Policia.
Burimi: klankosova.tv ↗

