KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sulmohen brutalisht dy policë në Mitrovicën e Veriut, pësojnë lëndime të rënda trupore

Sulmohen brutalisht dy policë në Mitrovicën e Veriut, pësojnë lëndime të rënda trupore

Katër persona janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur më 18 nëntor, rreth orës 01:15, ku si pasojë e sulmit, dy policët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Mitrovicë Veri / 18.11.2026 – 01:15. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovare pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar, zyrtarë policorë. Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Gjatë bastisjes në shtëpitë dhe banesat e  të dyshuarve janë konfiskuar disa armë gjuetie dhe pistoleta me leje valide. Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.