KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Këto janë ngjarjet që pritet të ndodhin në Kosovë ditën e nesërme

Këto janë ngjarjet që pritet të ndodhin në Kosovë ditën e nesërme

Paneli përzgjedhës mblidhet për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve për Avokat të Popullit. Salla (N-302, Kuvendi i Kosovës)

Dita e Dytë e Samitit Rajonal për Luftimin e Diskriminimit Racor ndaj Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite rishqyrtimi i Ligjit për Specialen. (Salla e seancave, Kuvendi i Kosovës)

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF (me 35 organizata anëtare) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (me 108 organizata anëtare) mban protestë lidhur me ndarjet aktuale buxhetore për shërbimet sociale. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), i mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung – Kosovo (KAS), organizon tryezën e diskutimit me ç’rast do të publikohet edhe raporti me temën. “Vjetari i Politikës së Jashtme të Kosovës 2025–2026”. (Courtyard by Mariott Hotel, Prishtinë)

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) lanson raportin me temën “Me çfarë çmimi? Vlerësimi i kostove të shërbimeve të specializuara për adresimin e dhunës me bazë gjinore”. (Stacioni Kulturor, Prishtinë)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave, Kuvendi i Kosovës)

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës mban protestë. (Para Drejtorisë së KEK-ut, në objektin Toskan)

Parlamenti Studentor mban protestë kundër kërcënimit të pranuar përmes emailit nga ana e Rektorit. (Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Prishtinë)

Mbahet konferenca “Connect & Innovate”, ku do të prezantohen gjetjet e Studimit mbi Ekosistemin e Inovacionit në Kosovë. Merr pjesë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.