KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Britania dhe BE-ja heqin termin “partneritet i besueshëm” nga draft-deklarata e samitit

Britania dhe BE-ja heqin termin “partneritet i besueshëm” nga draft-deklarata e samitit

Britania e Madhe dhe Komisioni Evropian kanë hequr referencat për krijimin e një “partneriteti të besueshëm” nga versioni më i fundit i draft-deklaratës së përbashkët të samitit BE–Britani, duke sinjalizuar vështirësitë në negociatat për t'i dhënë Londrës një status të veçantë në kuadër të rregullave të Bashkimit Evropian për produktet e prodhuara në Evropë.

Brukseli do të jetë nikoqir i samitit mes Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar të premten, ku pritet të arrihen marrëveshje për lehtësimin e tregtisë së produkteve agro-ushqimore, lëvizjen e të rinjve dhe përfshirjen e Britanisë në sistemin e tregtimit të emetimeve të BE-së, transmeton klankosova.tv

Këto marrëveshje janë pjesë e përpjekjeve të Britanisë për të rivendosur dhe përmirësuar marrëdhëniet me bllokun prej 27 shtetesh, pas largimit nga Bashkimi Evropian.

Sipas Reuters, megjithatë, dy çështje kryesore kanë rezultuar veçanërisht të vështira për t'u zgjidhur.

E para lidhet me kërkesën e BE-së që Britania të ulë tarifat e studimeve universitare për studentët nga vendet e Bashkimit Evropian.

Çështja e dytë ka të bëjë me kërkesën e Londrës që veturat e prodhuara në Britani të konsiderohen si produkte “Made in Europe”, në mënyrë që të përfitojnë nga financimi publik i BE-së, përfshirë prokurimin publik dhe skemat e subvencioneve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.