KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Lirimi” nga Haga: Krasniqi përkohësisht në Kosovë, për gruan (VIDEO)

“Lirimi” nga Haga: Krasniqi përkohësisht në Kosovë, për gruan (VIDEO)

Hapat i hedh ngadalë, por shpejt i hapet dera e shtëpisë.

Madje, krahëhapur e me duartrokitje, Jakup Krasniqin e pret njëra vajzë e tij, e tjetra duke mbajtur në duar pasardhësen e tij, lotët nuk i ndal, raporton Klan Kosova.

E kur çmallen pak, bisedën e vazhdojnë brenda, ku Krasniqin e pret gruaja, Sevdija, gjendja shëndetësore e së cilës është edhe arsyeja që ish-kryekuvendari erdhi për vizitë nga Haga e Holandës, ku po e vuan dënimin e shkallës së parë.

Nën përcjelljen e EULEX-it, paraditen e kësaj të mërkure, Krasniqi mbërriti në Velani të kryeqytetit.

Madje, për disa minuta, këta zyrtarë që ishin goxha shumë në numër, e mbikëqyrën terrenin.

Kur kjo u bë në detaje, misioni evropian u largua dhe siguria e hapësirës i kaloi Policisë së Kosovës.

Për mbi 6 orë rresht, këta shoqëruan secilin që kaloi kah kjo rrugë, pasi deri në orën 5 të pasdites Krasniqi qëndroi me familjen e tij.

Veçse në shtëpinë ku vazhdon të valojë flamuri i UÇK-së, nuk u lejua të hyjë edhe vëllai i ish-zëdhënësit të UÇK-së, Dauti.

Madje, ky as nuk e dinte që ai do të vinte.

Njësoj si ky, Krasniqin deshën ta shohin edhe shumë qytetarë e veteranë që u mblodhën pak metra larg shtëpisë së tij.

Ky tubim, ata janë të bindur se nuk do t’ia prish vizitën çlirimtarit.

Megjithatë, kur akrepat iu afruan orës 17:00, kohë kjo e cila ishte e planifikuar që ish-kryetari i Kuvendit të largohej nga shtëpia, EULEX-i u rikthye sërish.

Autoblindat bllokuan rrugën e sytë u drejtuan kah Krasniqi.

Kur dakiki i fundit i lejuar erdhi, Jakup Krasniqit iu desh të përshëndetej me familjarët e tij, njësoj si kur arriti.

Më pas ai ia mësyu makinës, e alarmet sinjalizuese u aktivizuan.

Për më shumë, ndiqeni kronikën:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.